Tabanoc, konfiskohen 13 kg marihuanë

2015-08-22 2

Në kalimin kufitar, Tabanoc, inspektorët doganor penguan një kontrabandë me 13 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë. Marihuana që ishte konfiskuar, në tregun perëndimor gjatë shitjes me shumicë, arrin vlerën prej rreth 40 mijë euro.

"Dje rreth orës 14 në vendkalimin kufitar -- Tabanoc, për dalje nga Republika e Maqedonisë, morëm informata për një automjet të udhëtarëve të markës "Citroen Ksara Picasso" me targa të Shqipërisë, drejtuar nga shtetasi shqiptar F.K.22 vjeç, i shoqëruar nga personi, A.L. 22 vjeç, gjithashtu shtetas shqiptar", deklaroi Natasha Radeska-Kërstevska, drejtor i Doganave.

Një pjesë e marihuanës ishte fshehur në një bunker special të punuar në makinë, kurse një pjesë nën ulësen e bashkë udhëtarit. Inspektorët e Doganës vërtetuan se personat janë angazhuar nga shtetasi i Republikës së Shqipërisë, që për shumën prej 3000 euro, me automjetin e tyre drogën ta bartin përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë, deri në Hamburg të Gjermanisë, ku duhej të pranohej nga persona të tjerë. Kundër tyre janë ngritur kallëzime penale. Ndryshe ky është aksioni i tretë i në dhjetë ditët e fundit nga Dogana ku janë konfiskuar gjithsej 38 kilogram marihuanë, që në treg arrin vlerën prej 90 mijë euro. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange