Papunësia, ulja përmes investimeve vendore

2015-08-22 0

Ulja e papunësisë, më shumë investime të huaja dhe vendore, pastaj investime në infrastrukturë, standard më të mirë jetësor - të gjithë këto premtohet nga partitë politike në programet e tyre zgjedhore. Mirëpo, sa premtimee e tilla janë të qëndrueshme ekonomikisht. Pjesa financiare e projektit të VMRO-DPMNE-së është tepër e madhe dhe nuk mund të sigurohet nga buxheti qendror, as me huamarrje apo me partneritet publiko- privat, thotë Marjan Nikollov, nga Qendra për analiza ekonomike.

"Pushteti qendror dhe lokal gjatë katër viteve të fundit kanë nga 370 milionë euro shpenzime kapitale. Nëse programi është 3.6 miliardë euro, atyre u nevojiten dhjetë vjet për realizimin e të gjitha projekteve. Ja të themi se do të shkojmë me partneritetet publik privat dhe me huamarrje, por, hapësira fiskale është e dobët, kurse partneritetin publiko- privat e kemi parë se sa jemi të aftë që të mund ta implementojmë. Andaj, unë jam skeptik",deklaroi Marjan Nikolov, nga Qendra për analiza ekonomike.

Për profesorin universitar Marjan Petreski, LSDM nuk do të jetë në gjendje ta kthejë klasën e mesme me masat që i ka propozuar.

"Programi i LSDM-së që është pak më i përgjithshëm për arsye të kuptueshme, mungesës së qasjes deri tek të gjitha informatat e duhura që ai të realizohet, duhet që në mënyrë plotësuese të përsoset, përsiatja se cilat masa mund të kontribuojnë për rikthimin e klasës së mesme, që është temë e tyre lidhëse dhe si temë është e shkëlqyeshme, por në pjesën e operacionalizimit nuk është bindëse", tha Marjan Petreski, profesor universitar.

Zgjidhja nuk është që të falen borxhet për popullatën më të varfër, sikurse propozon VMRO-DPMNE, por në përmirësimin e standardit të jetesës, konsiderojnë ekonomistët.

"Kjo po krijon një parazitizëm, gjegjësisht një pritje që të paktën përherë kur do të ketë zgjedhje, këtyre kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, dikush do t'ua falë borxhet, kurse çka nëse ata mësohen në këtë, ku do të shkojmë",u shpreh Marjan Petreski, profesor universitar.

Për Nikollovin, politika tatimore në programin e LSDM-së nuk ka arsyetim të plotë ekonomik.

"Dhënia e mëtejme e lehtësirave tatimore do të çojë në atë që sistemi tatimor në Maqedoni të duket si djathi zviceran, sa që nuk mund të gjenden në atë sistem as vetë inspektorët tatimor", thekson Marjan Nikolov, nga Qendra për analiza ekonomike.

Programet zgjedhore të partive politike janë të shkruara. Qytetarët kanë në disponim edhe një javë që të vendosin se cili Program iu ofron premtime më të mira dhe më reale. Natasha Stojanovska