Besimtarët e krishterë në mbarë botën por edhe në Shqipëri festojnë sot Pashkët.
Në mesnatë mijëra vetë ndoqën meshën e ringjalles së krishtit. Këtë vit festa përkoi në të njëjtën ditë si për besimtarët e katolikë ashtu edhe për ata ortodoksë.
Mesazhi i Pashkës në katedralen e Shën Palit në Tiranë u përcoll nga monsinjor Rrok Mirditë në praninë e qindra besimtarëve.
Pas shërbesës së ringjalljes, ku u bë thirrje për paqe dhe shëndet, u zhvillua rituali i pagëzimit.
Edhe në katedralen ortodokse "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë u mbajt mesha e ringjalljes, në praninë e qindra besimtarëve.
Ndërsa sot paradite, pas vizitave të rastit, politikanët pèrcollën urimet e tyre.