Të ndodhur në mesin e debatit për trafikun e drogës, banorët e Bedatit dhe Adriatikut, dy fshatrat e Divjakës ku opozita akuzon se janë ulur dhe ngritur avionët e narkotikëve, thonë se nuk kanë parë dhe dëgjuar asgjë.
Rruga prej dy kilometrash që lidh dy fshatrat, sipas deputetëve të PD është përdorur për uljen e avionit dhe trafiku është mbajtur i bllokuar nga makina në të dy fundet e rrugës.
"Jo unë nuk kam dijeni për këtë , s'kam parë gjë. Nuk jam në dijeni.S'kam parë gjë"tha një prej banorëve. " Unë për hesapin tim jo"u shpreh një tjetër banor.
"Unë jam mes atje fshatit, s'kam parë gjë"tha një banore e fshatit. Por pas publikimit të akuzave, edhe vetë banorët janë përfshirë në dyshime.
Një prej tyre thotë se ka dëgjuar nga bashkëshfatarë të tjerë këtë histori, por se vetë nuk ka parë e dëgjuar gjë.
"Banor këtu jam po nuk ka qenë. Kur erdha nga puna thanë që është ul një avion këtej poshtë po nuk e di, por thanë që është ulë. Unë s'kam parë gjë. Kështu thanë, po se ku nuk e di"u shpreh një banor.
Prej më shumë se 10 ditësh, opozita ka hedhur akuza se infrastruktura e ushtrisë po përdoret për trafikun e drorgës dhe se avionët e ngarkuar me lëndën narkotike, po ngarkohen në disa zona të vendit, si Divjakë, Gjadër apo edhe Gjirokastër.
Akuzat janë hedhur poshtë nga mazhoranca, e cila ka propozuar edhe një Komision Hetimor për këtë çështje, ndërsa Prokuria e Përgjithshme ka nisur hetimet dhe i ka bërë thirrje opozitës të sjellë prova për akuzat e saj.