TIRANE - Kur i referohemi festës së Pashkëve nuk mund të mos na shkojnë në mendje vezët e kuqe, buka e ëmbël , flaka e shenjtë, dhe mishi i qingjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Vezët lyhen të enjten e javës së pashkës dhe thyhen të shtunën , në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.
Por vezët thyhen dhe këmbehen edhe në familje mes pjestarëve të saj. Ndërsa buka e pashkës, e cila ka shije te ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve .
Mbi të vendoset veza e kuqe një tjetër simbolikë është e kesaj feste është edhe marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që iu jepet besimtarëve dhe simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme. Pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit që simbolizon Jezu Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrtore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve .
Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar "Gëzuar për shumë vjet Pashkët", por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndetja "Krishtit u ngjall" dhe si përgjigje ka "Vërtet u ngjall".