Fushë Krujë, 4 të arrestuar për shpërthimin në komisariat

2015-08-22 1

Pas shpërthimit me tritol në komisaratin e policisë së Fushë Krujës mund të fshihet një grup kriminal i cili merret me trafikun e lëndëve plasëse dhe që mbrëmjen e djeshme u kapën me 100 kallëpë tritoli.

Pas tre sulmeve të njaspasnjëshme me trotil ndaj komisariatit të Fushë-Krujës, 4 persona janë vënë në pranga si të dyshuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Katër personat e arrestuar janë Dorjan Picori, 28 vjec, Saimir Ajazi, 34 vjec, Enis Mullaj 31 vjec dhe Redi Ndreu, të katërt nga Kruja.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre policia sekuestroi gjithashtu një sasi të konsiderueshme eksplozivi, konkretisht rreth 100 kallëpe tritoli të gatshëm për tu përdorur. Operacioni policor u kodua "Detonatori"

Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Durrësit bëri të ditur se se hetimet ndaj personave të arrestuar dhe atyre në kërkim kishin nisur rreth një muaj më parë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë.