PD: U kërcënua gazetari që investigoi trafikun e drogës

2015-08-22 0

Gazetari i Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi, i cili disa ditë më parë ka botuar një shkrim investigativ në lidhje me magazinat e drogës dhe rrugët e transportit të saj në Kardhiq të Sarandës, është kërcënuar me jetë.

Këtë fakt e ka bërë publik Partia Demokratike, ku ka publikuar dhe mesazhin kërcënues në telefonin e gazetarit, duke i kërkuar qeverisë të marrë masa.

Por vetëm pak minuta pas deklaratës së Partisë Demokratike, gazetari ka marrë një kërcënim të dytë, ku në derën e banesës së tij është vendosur një kokë dhie e prerë.