Merr fund bllokimi i ndihmës ekonomike, kreu i njësisë nr 4: Qeveria mos luaj me bukën e gojës

2015-08-22 2

Zhbllokohet ndihma ekonomike për 560 familje të njësisë bashkiake nr 4. Këshilli i kësaj njësie është mbledhur mbrëmjen e së premtes dhe vendosën të miratojnë këtë ndihmë ekonomike.
Kryetari i kësaj njësie, Hysen Xhura, i bëri thirrje qeverisë që të mos luaj më me bukën e gojës të këtyre familjeve të varfëra.
Gjithashtu Xhura i bëri thirrje prefektit të miratoj sa më shpejt këtë vendim për faktin se nëse për 2 javë këtyre familjeve nuk u shpërndahet ndihma ekonomike, ata nuk do të përftiojnë më një asistencë të tillë, sado modeste.
Pak ditë më parë qytetarët protestuan ndërsa me miratimin e prefektit duke filluar nga e hëna banorët e njësisë 4 mund të tërheqin në zyrat e kësaj njësie ndihmën ekonomike.

Free Traffic Exchange