ELBASAN - Fermerët do të mbështen përmes subvencioneve, ashtu sic është premtuar. Kështu ka deklaruar ministri i bujqësisë, Edmond Panariti gjatë një takimi me fermerët e komunës Mollas dhe Klos në Elbasan. Ai tha se bjqësia shqiptare ndodhet në një moment historik dhe është koha për të kaluar në një fazë të re zhvillimi.
""Ne ndodhemi përballë zhvillimeve historike pasi bëhet fjalë për një përqasje të re, shumë dinamike për zhvillimin e bujqësisë. Pra prodhimi është. Problemi është se si ky prodhim të shkojë në kohën e duhur në destinacionin final, të shkojë në treg. Por përpara se të shkojë në treg, në rradhë të parë të grumbullohet." tha Panariti
Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe istri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i pranishëm në këtë takim.
"Prodhimi të dalë sa më cilësor në treg. Të kemi mundësi që subvencionimi dhe mbështetja e shtetit të shkojë drejtpërdrejtë në përfitimin tuaj dhe të mos humbë rrugës." u shpreh Haxhinasto.
Gjatë bashkëbisedimit, fermerët kanë kërkuar që fillimisht tu ndërtohet rruga dhe më pas të kalohet në fazën e projektit të Ministrisë së Bujqësisë.