Kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t'u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyre shqiptarë me një spot televiziv duke ju drejtuar me titra shqip.
Në këtë spot, Gruevski thekson se VMRO- DPMNE është shtylla kryesore për realizimin e të gjitha projekteve të mëdha në vendbanimet shqiptare.
Nëpërmjet spotit kryeministri aktual në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë ka pranuar që faji është i tyre për steriotipin negativë të krijuar si mosbesim për kujdesin ndaj shqiptarëve nga partitë politike shqiptare.
Ai thotë se partitë politike shqiptare e kanë krijuar këtë imazh negativ pasi dështimet e tyre i kanë deleguar në këtë mënyrë.
Më tej ai ka akuzuar partitë politike shqiptare të cilat nuk i janë kushtuar problemeve të qytetarëve shqiptarë por krijimit të problematikave me tema kombëtare siç janë përdorimi i flamurit, përdorimi i gjuhës etj.
Duke sjellë në kujtesë projektet e ndërmara nga qeveria e tij kryeministri Gruevski ka cituar se problemet më të mëdha që duhen zgjjidhur dhe ku qeveria ka punuar më shumë janë ato ekonomike duke cituar që është punuar edhe në zonat ku ka më shumë shqiptarë.
Duke i shtruar një sërë pyetjesh të gjithë votuesve shqiptarë për progresin e punës së tij në fushën ekonomike, shëndetësore, bujqësore etj ai thotë:
"Nuk them se disa politikanë shqiptarë apo ministra nuk kanë kontribuar në gjithë këtë, por unë besoj se ju e dini kush është shtylla kryesore për përparimin e shumë çështjeve si këto", ka shtuar Gruevski në spotin drejtuar shqiptarëve maqedonas.
Zgjedhjet parlametare në Maqedoni do të mbahen më 27 prill, ditë në të cilët do të mbahet dhe raudi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.