Po kremtonin të Premten e Zezë, makina përplas për vdekje dy kalimtare

2015-08-22 3

Identifikohen dy kalimtaret të cilat humbën jetën mbrëmjen e djeshme në një aksidenti automobilistik. Pas veprimeve hetimore policia thotë se viktimat janë Sose Dëllinja, 48 vjeçe, dhe Kozeta Visho, 58 vjeçe.

Dy gratë të cilat po kalonin rrugën u përplasën nga një automjet i cili drejtohej nga një 18 vjeçar. Përplasja ka rezultuar fatale për dy gratë, të cilat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Korrespondenti ynë nga Korça, Artin Halili, informon se gratë po ktheheshin për në banesat e tyre, pasi kishin marrë pjesë në procesionin e Jezu Krishtit, në qendër te qytetit.

Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pas përplasjes, duke braktisur dhe mjetin i cili u gjet nga policia vetëm pak minuta më vonë. Më pas u bë dhe arrestimi në lagjen nr 17 të Korçës i 18-vjeçarit, Marjo Pajo. Sipas policisë shkak i aksidentit mendohet të jetë errësira në rrugë, si dhe lagështira e tepërt.