Të hënën paketa për fasonët, Kushi: Do rrisë punësimin dhe do të shtojë eksportet

2015-08-22 1

Qeveria shqiptare përfundon paketën e re fiskale për ti ardhur në ndihmë biznesit fason. Kjo paketë ka qenë premtim i qeverisë që në muajin dhjetor, dhe pritet të prezantohet gjatë ditës së hënë. Qeveria u detyrua që të rishikoj disa masa ligjore për këtë sektor pasi ishte një prej kushteve të LSI-së për votimin e paketës fiskale në tërësi .

Deputetja Evis Kushi, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave deklaroi se paketa e re do të përmirësoj klimën e biznesit.

Partia Socialiste ka vlerësuar gjithashtu raportin e bër publik prej Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti ku vlerësohej ecuria ekonomike. Depuetja Kushi u shpreh se ky raport është vlerësimi i dytë pozitiv pas atij të Standard & Poor's.

Free Traffic Exchange