TIRANE -- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos përcolli mesazhin e urimit për festën e Pashkës e cila kremtohet pas mesnatës me hyrjen e së djelës. Kryepeshkopi përmes nj mesazhi, uroi besimtarët ortodoksë në këtë ditë të shënuar të ringjalljes së Krishtit.
Janullatos bëri apel për çlirimin e zemrave nga errësira dhe dëshpërimi, dhe "ndriçimin" me vepra konkrete dashurie.
"Ngjallja e Krishtit është e mbushur përplot me dritë të shkëlqim, dhe rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësit e qënies tonë, të ndriçohen mendja, fytyra dhe zemrat tona që shpesh erresohën nga melankolia dhe dëshpërimi. Drita e ngjalljes nuk lidhet me gjendjen ekstaze të tipit neoplatonik, hinduist apo budist, por me vepra konkrete dashurie. Krishti tha : Kështu le të ndrisë drita e juaj përpara njerzëve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdëroje atin tuaj në qiell. Kjo dritë e ngjalljes le të na ndriçoj gjatë përiudhës pashkale dhe të na fuqizojë besimin tonë në Krishtin, të na tërheqë në respektin reciprok.
Vëllezër dhe motra, Krishti u ngjall, Gëzuar!