FUSHË KRUJË - Dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së premtes në Fushë-krujë.
Në afërsi të fshatit Kameras në Fushë Krujë një furgon tip "Benz Sprinter" është përplasur më nje mjet tip Peugeot dhe një tjetër mjet tip "Ford Fokus".
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ushtarak.
Një nga të plagosurit është shtetasi, Besnik Murri, 40 vjeç, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te furgonit.