Kreu i ILDKP-së do zgjidhet nga Kuvendi, jo më kompetencë e Presidentit

2015-08-22 1

Presidenti i Republikës del me një kompetencë më pak duke iu hequr e drejta për të zgjedhur kreun e ILDKP-së.

Me gjithë rezistencën e opozitës në komisionin e Ligjeve, PS dhe LSI kanë përdorur forcën e kartonit duke miratuar ndryshime ligjore sipas të cilit inspektorin e përgjithshëm do ta propozojë Kuvendi.

"Në moment që erdhën këto ndryshime nga Inspektori i Përgjithshëm, ne pa dyshim e çmuam si një rast të favorshëm, të volitshëm që bashkë me këto ndryshime ne ta rregullonjmë edhe njëherë e mirë këtë histori dhe të vinim në vend ligjin duke e pajtuar me kushtetutën, por sigurisht që pyetja që shtrohet më pas është që, dakort presidenti nuk mund ta ushtrojë këtë kopetencë atëherë këtë kompetencë mund ta ushtrojë vetë parlamenti." Tha deputeti I PS-së Subashi.



"Meqënëse gjithë këto emërime qenkan antikushtetuese atëhere edhe Zoti Malaj që është këtu është propozuar nga i njëjti president me të njëjtin ligj, me të njëjtin kompetenc, i bie që të jetë zgjedhur nga ju në mënyrë antikushtetuese?" tha Paloka



Në komisionin e ligjeve ishte i pranishëm për një sencë dëgjimore edhe kryeatri i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, emër i dekretuar nga Presidenti Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë. Ai i kërkoi deputëteve që ta gjykonin profesionalisht dhe jo politikisht.

Free Traffic Exchange