Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u përplasën sot në Konferenca Gjyqësore Kombëtare për reformën në drejtësi.
Ministri i Drejtësisë thotë se gjyqtarët e KLD-së shfrytëzojnë pozicionin për të promovuar të veten për të krijuar konflik. Nga ana tjetër Nishani thotë se përgjegjmëria dhe ndjeshmëria profesionale tek anëtarët e KLD-së mbisundon tek ata dhe kjo është arritje pozitive. Naço: "Do të kërkoja nga Konferenca Gjyqësore përpunimin e rregullave të etikës në vijim të ndryshimeve në ligjin për konferencën gjyqësore për shmangien e konfliktit të interest të anëtarëve të KLD . Besoj se edhe ju e konsideroni të papranueshme faktin që të zgjedhurit tuaj në KLD të shfrytëzojnë mandatin dhe vlerësimin duke promovuar vetveten. Është gjithashtu e pandershme të përdoren artifica ligjore për t'ju shmangur frymës së ligjit dhe për të lejuar konfliktin e interesit midis anëtarëve të KLD-së. Një frymë e tillë jo vetëm nuk ndihmon në përmirësimin e besimit të qytetarëve tek sistemi, por e dëmton atë"
Nishani: Në mbledhjen e fundit të KLD-së u morën disa masa disiplinore. Konstatoj se përgjegjmëria dhe ndjeshmëria profesioanale tek anëtarët e KLD mbisundoi tek ata kjo është arritje pozitive.