Vlora dhe sezoni turistik, Breshani: Nuk do kemi turizëm pa larguar inertet

2015-08-22 3

Plazhet e Vlorës dhe Orikumit kërkojnë ndërhyrje imediate mbi pastrimin e territorit nëqoftëse, duam që këtë vit të jemi pjesë e sezonit turistik.

Kështu ka deklaruar kryetari i Dhomës së Tregëtisë në këtë qark, Arben Breshani, ku sipas tij Vlora ende nuk ka marre pamjen e një bregdeti atraktiv për sytë e turistëve.

Inertet, mbetjet e papastruara dhe mossistemimi i plazheve, janë ende problematika të mprehta.