Ministri Panariti duke garantuar dhe njëherë gjithë fermerët se prodhimet shqiptare të freskëta janë të sigurta për konsumatorin, i garantoi ata se shteti do bëjë të pamundurën të shtojë kontrollet, përmes AKU-së do të marrë rregullisht mostra produktesh për analiza dhe të qetësojë prodhuesin dhe konsumatorin.
Ai tërhoqi vëmendjen për gjithë ata fermerë që kanë mungesë njohurie për sasinë e pesticideve, dhe mbetjeve që duhen përdorur të kontaktojnë agronomët në qendrat bujqësore, dhe kërkoi që të sjellin mostrat e tyre në këto laboratorë.