Mbledhja e Këshillit bashkiak në Fier ka shënuar debate mbi miratimin e Komisionit të strehimit.
Kanë qenë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ata të cilët kundërshtuan rikonfirmim të Komisionit të mëparshëm, duke e cilësuar të dështuar.
Anëtarja, Anila Haxhiu, akuzoi drejtpërdrejt juristen e Bashkisë së Fierit, Esmeralda Kapllani, kur tha se qytetarët kanë ndeshur probleme juridike në Komisionin e mëparshëm të strehimit.