A1 Report - Ditmir Bushati: Kriza ne Ukraine e rendesia e NATO-s per sigurine

2015-08-22 0

TIRANE - Në një analizë të postuar dhe në faqen e internetit të project-syndicate.org, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është ndaluar mbi situatën në Ukrainë. Sipas tij, aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe rreziku që i kanoset Ukrainës me mijëra ushtarë të mbledhur në kufirin e saj lindor janë një rikujtesë për vendet e Europës dhe veçanërisht të Ballkanit, për rëndësinë e NATO-s në garantimin e sigurisë. Por për të rritur efektivitetin e NATO duhet një angazhim më i madh mes vendeve anëtare.

Nëse ekziston një vend që e kupton më së miri rëndësinë e këtij angazhimi, ai është Shqipëria. Para rënies së Murit të Berlinit rreth 25 vite më parë, Shqipëria përforcoi mbrojtjen e territorit të saj dhe nëpërmjet propagandave të shuma shpifi për të gjitha shtetet jashtë kufijve të saj. Por pas rrënies së diktaturës shqiptarët kuptuan se askush nga vendet europiane apo kudo në botë, nuk kishte ndërmend të sulmonte Shqipërinë. Pra ndërtimi i rreth 300 mijë bunkerëve për të përballur sulmet nga vendet perëndimore ishte thjesht një paranojë.

Siaps Bushatit perceptimi i Shqipërisë për NATO-n iu nënshtrua një transformimi të tillë, agrresori imperialist u bë një kampion i demokracisë, i lirisë individuale dhe sundimit të ligjit. Shqiptarët kuptuan se nëpërmjet mbrojtjes kolektive, Aleanca ruan paqen dhe sigurinë në Europë.

Por me gjithë arritjet e NATO-s, me ndërhyrjen për të vendosur paqen në Bosnjë në vitin 1995 apo duke i dhënë fund genocidit në Kosovë vetëm 4 vitë më pas, nuk është ende koha për t'u vetë kënaqur. Aneksimi i Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin tregoi se ëndërra e miliona europianëve që në vitet 50' për një Europë të lirë, bashkëpunuese dhe paqësore është ende larg.

Çka e bën më të vështirë situatën është angazhimi i NATO në Ballkanin Perëndimor, një rajon i copëtuar i cili vazhdon të vuajë me çështjen e sundimit të ligjit dhe pabarazisë, duke vendosur një pjesë të paqëndrueshme të Europës nën rrezik. Me gjithë mekanizmat bashkëpunuese rajonale, vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin siç duhet, prandaj as NATO dhe as Europa nuk mund të injorojnë vështirësitë që po përballin këto vende.

Ka ardhur koha që NATO të njohë rolin e saj thelbësor si një katalizator në Europë. Fatmirësisht pas mbledhjes emergjente në Bruksel, presidenti amerikan Barack Obama lajmëroi se në vendet më vulnerabël të Europës lindore do të vendoset prezenca e rregullt e NATO-s, si një hap drejt fuqizimit të rolit të Aleancës në rajon.

Sot BE, NATO dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë nevojën për mekanizma bashkëpunimi më të pasura dhe të plota që përbëjnë komponentët politikë, ekonomikë, ushtarakë e të sigurisë dhe mbështeten nga angazhimet e instrumetat e nevojshëm financiar. Bushati e mbyll analizën e tij duke thënë se nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të përforcuar NATO-, përndryshe aneksimi i Krimesë nga Putin mund të jetë vetëm fillimi.