Lezhë, zyra dhe rregjistrimit të pasurive, Muho: Sportel në dispozicion për lehtësi ndaj biznesit

2015-08-22 2

Bankat dhe biznesi në Lezhë do të mund të kryejnë transaksionet e tyre në Hipotekë nëpërmjet një sporteli të posaçëm, ku pritet të krijojë lehtësi për bizneset por edhe institucionet financiare.

Ky shërbim i ri është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Ilirian Muho, sipas të cilit çelja e këtij sporteli, do të reduktojë kohën e marrjes së shërbimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurive. Nga ana tjetër zëvendës Drejtori i Hipotekës në Lezhë Eraldo Smaçi, ka bërë të ditur se ky shërbim do të rrisë edhe me tepër të ardhurat pranë zyrës së regjistrimit.

Kjo nismë ka gjetur mbështetjen edhe të biznesit në këtë qytet. Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Lezhë ka përzgjedhur personel të specializuar, për të ofruar një shërbim sa më cilësor.

Free Traffic Exchange