LUSHNJË- Analizat e kryera këto muaj në perimet kanë rezultuar se nuk kanë pasur hormone dhe stimulues të tjerë rritjeje dhe nuk kanë asnjë problem për konsumatorin.
Rezultatin e ka bërë të ditur sot nëndrejtori Institutit dhe Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Ardian Xinxo gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panarti në Lushnjë, aty ku është edhe baza më e madhe e prodhimeve bujqësore.
"Rezultatet mbi mostrat e perimeve të freskëta të analizuara deri tani janë të gjitha negative dhe nuk kanë asnjë problem për konsumatorin. Sipas këtij raporti janë analizuar këto produkte: Domate, spec, trangull, sallate dhe spinaq. Analizat janë bërë për pesticide, fitohormone, metale të rënda dhe stimuluesve të rritjes dhe pjekjes", bën të ditur Ministria e Bujqësisë.
Më takimin me fermerët, ministri i Bujqësisë, Edmon Panariti ka "garantuar dhe njëherë gjithë fermerët se prodhimet shqiptare të freskëta janë të sigurta për konsumatorin, i garantoi ata se shteti do bëjë të pamundurën të shtojë kontrollet, përmes AKU-së do të marrë rregullisht mostra produktesh për analiza dhe të qetësojë prodhuesin dhe konsumatorin."
Ai i ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që "kanë mungesë njohurie për sasinë e pesticideve, dhe mbetjeve që duhen përdorur të kontaktojnë agronomët në qendrat bujqësore, dhe kërkoi që të sjellin mostrat e tyre në këto laboratorë. Nga ana tjetër Panariti tha se Ministria e Bujqësisë me skemat e reja të subvencioneve do fokusohet te pikat e grumbullimit, pasi synimi është që mundi dhe djersa e fermerëve të mos shkojë kot por prodhimi i tyre të thithet, ose të shitet si produkt i cilësisë së parë ose të shkojë për përpunim. Qëllimi i skemave financiare është të lidhet prodhimi me tregun."
PANARITI APEL: SPEKULANTËT TË MOS DËMTOJNË PRODHIMET VENDASE
Nga ana tjetër u bëri thirrje gjithë spekulantëve të mos dëmtojnë interesat e prodhimit vendas. Panariti tha se Ministria po instalon një sistem krejtësisht të ri, në sigurinë ushqimore, të kontrollit nga ferma në tavolinë, pasi kontrolli në treg siç ka ekzistuar deri tani nuk sjell asgjë, pasi në treg është shumë vonë dhe prodhimi është shitur. Kontrolli i perimeve dhe frutave do bëhet direkt sa del nga ferma. Analizat do bëhen në laboratorë rajonale, aty ku është prodhimi.
"Të mos harrojmë se ka dhe interesa të tjera që duan që produktet tona të mos shiten që të shitet më shumë se produkti se i importuar. Unë u bëj thirrje prodhuesve tanë të krijojnë një marrëdhënie të ndershme me konsumatorin të mos abuzojnë me produktin. Ne do japim dhe vulën e cilësisë, e cila do të jetë certifikatë për gjithë prodhimet tona në botë. Ne i kemi gjithë kapacitetet që prodhimi ynë të dalë në treg, te jetë i garantuar, i certifikuar dhe të jetë në standardet e BE", tha ai.
Ndërsa fermerët nga ana tjetër, u shprehën "se po i dëmtojnë qëllimisht." Ata janë shprehur se janë të ndershëm në atë që prodhojnë, kanë informacionin e duhur për përdorimin e pesticideve dhe të produkteve të tje...