Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela akuzon ish paraardhësit të tij, Ramiz Merko për shpërdorim të detyrës dhe dëmtim të buxhetit të Komunës prej më shumë se 70.000 mijë euro. Sipas Selës, Merko taksat komunale për ndërtimin e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, i ka paguar për objekt individual banimi dhe jo si objekt afarist.
"Bëhet fjalë për shkelje të paskrupullt të funksionit dhe pozicionit që e kap pasur dhe për pasoj ka dëmtuar buxhetin e Komunës me rreth mbi 70.000 mijë euro. Njeriu i parë që duhej ta ndalë këtë hov të objekteve pa leje, është i njëjti i cili është i pari që e ka shkelur këtë gjë. Për të mos ndaluar vetëm këtu vazhdon ish-kryetari dhe tani kandidati për deputet i BDI-së në zonën e pestë zgjedhore,i dyti në listë,z.Ramiz Merko,vazhdon të bëj një objekt pa leje shtesë,objekt të cilin përsëri e bën pa leje. Nuk ndalon vetëm me këtë, kërkesa për këtë objekt bëhet në emër të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe kërkesa nga ana e tyre bëhet për objekt afarist që të vazhdoj ky keqpërdorim detyre në komunalet të cilët janë paguar përsëri janë paguar me të njëjtën logjikë, janë paguar me 1 euro për metër katror dhe nuk janë paguar për objekt afarist", tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.
Pas akuzave të Selës,i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-Kryetarit të Komunës së Strugës Ramis Merko. Ai thotë se pretendimet e tilla janë spekulime në funksion të fushatës parazgjedhore pasi me akuza të tilla siç shprehet Merko, Ziadin Sela dëshiron të pastroj problemet brenda partisë së tij.
"Këto janë spekulime në funksion të fushatës parazgjedhore. Sela mendon se me insuniata të tilla do të pastroj oborrin e vet që e ka në subjektin e vet politik, apo mos suksesin e tij të treguar gjatë gjithë kësaj kohe, t'ia m'veshë dikujt tjetër. Për çdo lloj abuzimi, ka organe kompetente dhe le të nxjerri një dokumentacion që është bërë një gjë tjetër. Objektet janë të paguara me çmim të plot të ndërtimit dhe nëse ka pasur tejkalim për 2 për qind,5 për qind ato pjesë janë të legalizuara", tha Ramis Merko, Ish kryetar i Komunës së Strugës.
Ndryshe objekti në të cilin është vendosur Universiteti Ndërkombëtar I Strugës është në pronësi të ish kreut të komunës së Strugës, Ramis Merko. Durim Etemi