TIRANE -- Midis gjyqtarëve në Shqipëri ekzistojnë prej tyre që kur nisin punën në mëngjes mendojnë për zarfin me para që do marrin nga avokati për të mbyllur një cështje. Kjo është deklarata e cila vjen nga presidenti i republikës gjatë punimeve në konferencën komëbtare gjyqësore. Për ministrin e Drejtësisë reforimimi i këtij sistemi është emergjent, për të shkëputur njëherë e mirë gjyqtarin nga aferat korruptive. Gazetari i A1Report, Arsen Rusta, ka pyetur anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pse mbledhjet bëhen me dyer të mbyllura. Pyetja shoqërohet me heshtje, ndërsa për antarin e KLD-s Gjin Gjoni ky këshill po bunkerizohet.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se institucionet që japin drejtësi në Shqipëri mbeten ende të brishta ndaj korrupsionit, ndërsa theksoi se duhet të rritet më tej efiçenca e sistemit dhe transparenca në gjykata. Sipas ministrit Naço, klima e mosbesimit që ka përfshirë sistemin e drejtësisë duhet të ndryshohet me reforma.
Duke dënuar rastet e abuzimit me detyrën nga gjyqtarë të caktuar, apo të praktikave korruptive në sistem, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të penaliteteve për abuzuesit.
"Bashkohem me opinionin që sistemi ynë i drejtësisë ka probleme, here pas here serioze. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale dhe formimit nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion, dhe ju dëmtojnë të gjithë juve, dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Këto raste krijojnë krijimin e një perceptimi të gabuar për sistemin tonë të drejtësisë, pasi në Shqipëri ka gjyqtarë me një nivel të admirueshëm profesional. Dhe këtu qëndron beteja. Duhet të penalizohet aktet korruptive. Janë 4 gjyqtarë të përjashtuar nga sistemi dhe të penalizuar. I kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të verifikojnë dhe të jenë hetues të thellë të çdo rasti korruptiv. Duhet me forcën e ligjit të godasin çdokënd që dëmton qytetarit dhe njollos gjithë sistemin e drejtësisë", tha Presidenti Nishani.
Presidenti Bujar Nishani pranon se sistemi i drejtësisë në vendin tonë ka probleme serioze, ndërsa thekson rëndësinë e vijimit të reformave në këtë fushë. Duke dënuar rastet e abuzimit me detyrën nga gjyqtarë të caktuara, apo të praktikave korruptive në sistem, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e zbatimit të penaliteteve për abuzuesit.
"Rreth 25 vite më parë në Shqipëri nuk ekzistonte ministria e Drejtësisë, nuk ekzistonte funksioni i avokatit, por sot kërkojmë me të drejtë standarde të larta europiane, për sistemin e drejtësisë. Diskutojmë për transparencën në gjyqësor, për marrëdhënie të drejta të trupës gjyqësore me opinionin publik, ndihmë ligjore falas, trajtim të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe sfidave të tjera.
Bashkohem me opinionin që sistemi ynë i drejtësisë ka probleme, here pas here serioze. Kemi individë që nga pikëpamja profesionale dhe formimit nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion, dhe ju dëmtojnë të gjithë juve, dhe gjithë sistemin e drejtësisë. Këto raste krijojnë krijimin e një perceptimi të gabuar për sistemin...