TIRANE -- Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar sot se qeveria ka informacion për drogën që trafikohet nga forcat e armatosura dhe kërkoi sërish prononcimin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kryeministrit Edi Rama, për të dhënë shpjegime rreth asaj çka po ndodh aktualisht me ushtrinë. Ndërsa deputeti socialist, Pandeli Majko nga Komisioni i Ligjeve, ka kërkuar reagimin e presidentin Nishani ndaj akuzave për keqpërdorimin e ushtrisë në trafikun e drogës. Ai tha se shteti ligjor ka ngelur vetëm dhe se presidenti është kthyer për të bërë qoka.
BASHA: DOLET ZBULUAR, FLISNI PER INFORMACIONET QE KENI
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Basha tha se deklarata e djeshme në seancën plenare e deputetit Erjon Braçe, se disponon të njëjtin dokument si ish-ministri Imami për avionët e FA, tregon sipas tij se qeveria ka informacion.
"Rezulton se kryeministri dhe Ministrja e Mbrotjes kanë informacion. 8 ditë i cuan dëm dhe dolën zbuluar në përpjekjen për të fshehur këtë fakt, kujt i djeg miza si bën derman as mushkonja. Pse nuk japin llogari para Kuvendit. Pse i tremben transparencës. Qeveria ka refuzuar të përgjigjet nëse ka informacion. Dje morëm përgjigje në Kuvend. Deputeti i mazhorancës e bëri të qartë se qeveria ka informacion dhe ne ngulomojë te kërkesat. Pse për 8 ditë kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes fshehën faktin se kanë informacion dhe së dyti cfarë kanë bërë?", tha Basha.
BASHA: DOREZUAM KERKESEN NE KUVEND, KODHELI TE RAPORTOJE TE SIGURIA
Pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Komisioni i Sigurisë për raportimin e ministres Kodheli mbi këto akuza, kreu i Partisë Demokratike lajmëroi se opozita ka depozituar prap kërkesën për raportimin e Ministres së Mbrojtjes. Ky sipas tij është hapi i parë, dhe do të vijojë me ndjekjen e këtij procesi derisa transparenca e plotë të jetë bërë.
PROVAT? BASHA: NUK BEJME PROKURORIN, POR OPOZITEN
I pyetur nga gazetarët, se nëse opozita do të bëjë publik apo do të dorëzojë në prokurori provat që thotë se disponon, Basha tha:
"Duke inkurajuar Prokurorinë të bëjë punën, kryeministri dhe Ministrja e Mbrotjes s'mund t'i ikin transparencës para kuvendit. PD sa ka marrë informacione mbi përdorimin e FA për drogë i është drejtuar organeve përgjegjëse ministres së Mbrotjes dhe kryeministrit. Ne nuk bëjmë prokurorin, vendi ka prokurorë, ne kërkojmë përgjegjësi politike të kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes".