Nëna e Gerti Pashjas: Djali im i pafajshëm, nuk ka dërguar ushtarë në Siri

2015-08-22 2

Ike Pashja rreth të 70-ve, ka udhëtuar që herët nga Peqini drejt Tiranës për takuar djalin e saj Gertin, i cili ndodhet në burgun 313, i akuzuar si pritësi i shqiptarëve në Turqi, të cilët më pas i kalonte në Siri.

Ikja ka dalë pas takimit në gjendje jo të mirë emocionale, e cila frekuentonte edhe gjendjen e të birit, pas hekurave të burgut.

Ajo është shprehur për Ora News se 30 vjeçari kërkon të pyetet për akuzat e ngritura ndaj tij, pasi në gjykatë nuk iu lejua të japë sqarime.

Ajo ka sqaruar se Gerti vazhdonte shkollën në Turqi. Sipas saj 30 vjeçari nuk ka qënë asnjëherë në Siri dhe nuk ka mashtruar njeri, për ta dërguar në luftë.

Ndër të tjera Ike Pashja thotë se qeveria dhe komuniteti myslyman duhet t'i kishin paraprirë problemit sirian.

Djali im nuk është terrorist dhe kërkoj nga drejtësia të hetojë, përfundon 70 vjecarja.