A1 Report - Fier, çelet panairi i punimeve artizanale, certifikate per grate

2015-08-22 8

FIER- Çelet në Fier panairi i punimeve të artizanatit të grave dhe vajzave të këtij rrethi. Në panair janë paraqitur punime artizane në dru, punime në qeramike, në shtizë, tezgjah, si dhe punime të ndryshme leshi të cilat kanë tërhequr vëmendjen e vizitoreve.

Të pranishmit kanë parë nga afër punimet e ekspozuara në qendër të qytetit të Fierit, ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreko ka vlerësuar punën e grave fierake duke i shpërndarë certifikata si një mundësi për të mbajtur gjallë traditën shqiptare.

"Qëllimi është për të promovuar disa artikuj që prodhohen në mënyrë artizanale, disa artikuj që kanë shumë vlera. Qëllimi është që të kultivojmë kulturën, traditën e kësaj krahine", tha Vangjel Ndreko, kreu i Këshillit të qarkut.

Panairi është organizuar nga Drejtoria e Turizmit pranë Këshillit të Qarkut Fier dhe Departamentit të Koordinim-Zhvillimit pranë bashkisë, me qëllim promovimin e artit dhe traditës shqiptare.