A1 Report - "Shuhet" Markez në moshen 87-vjeçare, Kolumbia 3 dite zie

2015-08-22 2

Është ndarë dje nga jeta shkrimtari i madh Gabriel Garcia Markez. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Markez, të cilët e kanë komunikuar lajmin për mediat latino-amerikane. Sipas BBC, Markez ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital në Meksiko, ku ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje në mushkëri dhe kjo i ka sjellë edhe vdekjen. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar për vdekjen e Markez. "S'është e vërtetë që njerëzit nuk i ndjekin me ëndrrat ngaqë plaken, po plaken ngaqë nuk i ndjekin më ëndrrat #RIP Gabriel Garcia Marquez", shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Kush është shkrimtari
i njohur, Gabriel Garcia Markez
Gabriel Garcia Marquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve të Kolumbisë dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcia dhe Luisa Santiaga Marquez Iguaran. Për shkak tw problemeve ekonomike Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha. Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguaran dhe tregimet epike të gjyshit Nicolas Ricardo Marquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv.

Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogota, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës.

I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet. Fillimisht Marquez punoi si gazetar, ndërsa në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, "La hojarasca" (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi. Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm.

Ai fitoi çmimin NOBEL në letërsi në vitin 1982, për novelat dhe për historitë e tij të shkurtra, në të cilat kombinohet fantastikja me realizmin, duke formuar kështu një botë imagjinare, botë e cila reflektonte përmbajtjen dhe konfliktet e jetës së përditshme. Marquez la pas bashkëshorten e tij, Mercedes Barcha dhe dy djemtë, Rodrigo-n dhe Ganzalo-n. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden "Dashuri në kohërat e kolerës", "Kronikë e një vdekjeje të paralajm...

Free Traffic Exchange