A1 Report - Veliaj, studenteve: Mosha e pensionit do te rritet me vetem 2 muaj

2015-08-22 1

TIRANË -- Reforma në pensione është shpjeguar sot nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, këtë radhë tek ata që mendojnë ndoshta më pak se gjithkush sot për pensionin, studentët. Me mikrofon në dorë, Veliaj ka dalë nga kornizat e konferencave rutinë dhe ka shpjeguar thjesht, atë që Qeveria është duke bërë.

Që në krye, ministri tha: "Shumë njerëz më thonë se përse bën bisedë me të rinjtë dhe jo me pleqtë?! Sepse do jetë gjenerata jonë ajo që do të ketë përfitim prej saj. Dallimi ynë si të majtë është që të kujdesemi për njeri -- tjetrin, për solidaritet, kurse e djathta ka parimin "Secili për vete, Zoti për të gjithë."

Propozimi ynë i parë është: Të heqim pjesën e tavanit të kontributeve dhe moshës së daljes në pension, që do të thotë se për grupin tuaj me të ardhura më të mira, ai që do të paguojë kontribut të mirë në vite, do të marrë pension të lartë. Psh. Nëse Enkelejdi sot me këtë pagë që ka, do merrte 220 mijë lekë pension, me skemën e re do të fitonte më shumë se dyfishin, 450 mijë lekë.

Propozimi i dytë: Pensionet sociale.Pra, si të majtë, ne jemi socialë dhe po fusim pensionet sociale për ata që nuk kanë, nuk janë në gjendje të paguajnë kontribute e nuk marrin asgjë, ne do të fusim pensionet sociale të barabarta me ndihmën ekonomike.

Propozimi i tretë: Të zhdukim idenë pensione fshati - pensione qyteti, por, sikurse janë edhe taksat, me sistem progresiv, të ketë vetëm pensione.

Propozimi i katërt, po jo i fundit: Do të bëjmë një invers: Do të ulim moshën e pensionit për profesionet e vështira, psh.minatorët dhe do rrisim moshën e daljes në pension - duke e bërë njëlloj me të tjerët - për zyrtarët.

Neve na është dukur e udhës që për disa kategori ku punonjësit sëmuren, si psh minatorët, propozojmë që të dalin më herët në pension, kurse nga ana tjetër, për deputetët që dalin në moshën 55 vjeç, s'kan pse! Këta duhet të dalin në pension si gjithë të tjerët, s'ka pse t'i thonë populllit "sakrificën bëje ti, ndërsa ne po dalim në pension!" Jo, e kundërta! Në pension do dalin ata që kanë punët më të vështira.

Nga kategoria e zyrtarëve ne kemi trashëgim edhe pensionet speciale, të larta, që i janë dhënë drejtuesve. Numërohen rreth 7 mijë të tillë, ndërkohë që kjo shifër është shumë e lartë për një vend të vogël prej 3 milionë banorësh.

Skemën e pensioneve ne duam ta kalojmë në Parlament sivjet dhe ky është debati i parë që bëj në publik; ju do të jeni të parët që do të futeni në skemën e re dhe me një lloj gare, sepse kush paguan më shumë, fiton më shumë pension, e theksoj, pa u rritur kontributi.

E së fundi, tema që ka krijuar zhurmë, mosha e daljes në pension. E theksoj se kjo moshë do të rritet me vetëm dy muaj. Vetëm dy muaj, që shtrirë në vite, do të kontribuojnë shumë në shëndoshjen e financave të ISSH-së. Pra, kaq është sakrifica e atyre që do dalin në pension vitin tjetër, për kaq bëhet zhurmë nga opozita. Rritja e vërtetë do të fillojë në vitin 2032, për brezin e të rinjve të sotshëm,"- përfundoi Veliaj.

Sikur...