TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui, ka mbledhur për herë të fundit miqtë e tij shqiptar, pasi largohet zyrtarisht nga Shqipëria për të filluar punë si shef kabineti i ministres së jashtëme Italiane. Sekui gjatë një fjalimi emocionues, tha se edhe nga italia do të mbështesë integrimin e BE.
Ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sekui, ka mbledhur për herë të fundit miqtë e tij shqiptar, për tu përshëndetur, për shkak të emërimit në një tjetër detyre të rëndësishme në ministrinë e jashtëme Italiane. Miq nga bota e artit, medias sportit dhe politikës, kanë qenë të pranishëm në koktejlin që ambasadori Sekui, zhvilloi për ti takuar me të gjithë dhe për të ndarë emocionet e largimit.
Sekui, i cili, që nga dita e sotme, do jetë pjesë e kabinetit të Ministres së Jashtme italine, mbajti edhe një fjalë plot emocion para miqve shqiptarë. "Inkurajim për rininë shqiptare dhe vlerësim për figurat e njohura" ishin disa pasazhe të fjalimit, por pa harruar edhe atë që shqiptarët e kanë fjalën më të përdorur muajt e fundit, integrimin në Bashkimin Europian, ku Sekui premtoi ndihmë për Shqipërinë edhe nga Italia. Nuk mund të mungonte asnjë një batutë në gjuhën shqiptare, që Sequi e njeh mirë, pasi është hera ë dytë që shërben në si diplomat të Tiranë.
Sekui tha: "Mirënjohje që pata mundësinë të punoja në Shqipëri. Shqipëria, një vend i mbushur me dashuri dhe bukuri. Në postin e ri në Ministrinë e Jashtme do të vazhdoj të punoj me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Asnjë dhe asgjë s'mund ta ndalë integrimin e Shqipërisë në BE".
Në takim të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i demokratëve Lulzim Basha, por mes tyre nuk pati asnjë takim, por të dy qëndruan në distancë nga njëri tjetri.