A1 Report - 13 barinjte te bllokuar ne bore MB dergon ndihma me helikopter

2015-08-22 2

TIROPOJË- Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, dërgon ndihma për 13 barinjtë që u bllokuan nga dëbora në "Bjeshkët e Lumit të Gashit" në Tropojë. Ndihmat u transportuan me një prej helikopterëve 'Cougar' të Forcave të Armatosura.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në "Bjeshkët e Lumit të Gashit" janë dërguar 400 kilogramë ushqime për barinjtë e bllokuar dhe 100 kilogramë ushqim për bagëtitë e tyre. Ndihmat janë siguruar nga Rezervat e Shtetit dhe Kryqi i Kuq.

Të njëjtat burime thanë se janë në gatishmëri të gjitha mjetet për t'ju ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës në ditët e fundit.

Free Traffic Exchange