A1 Report - Akuzat e PD, pergjigjet Kodheli: Zero fakte per trafik droge ne FA

2015-08-22 0

TIRANË - Opozita edhe këtë seancë plenare e ka shfrytëzuar për të diskutuar pretendimet e saj mbi transportim e drogës nga forcat e armatosura duke lënë mënjanë çdo zhvillim tjetër. Ka qënë ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila i është përgjigjur lumit të akuzave mbi ushtrinë dhe akuzat e bëra nga paraardhësi i saj Imami, nuk bazohen në fakte dhe prova .

Por ish kryeministri Berisha deklaroi se provat për trafik narkotikësh nëpërmjet infrastukturës së ushtrisë në Gjadër dhe Divjakë, i janë dhënë nga shërbimit inteligjent ushtarak,

Në Sallën e seancave plenare për këtë cështje nuk munguan as as elementet komik

Ka qënë kryetari e kuvendit që ka ndërprë diskutimet për këtë çështje dhe ka kaluar ka tek projektligjet e rendit të ditës kjo ka detyruar opozitën të braktis sallën e kuvendit. Parlamenti ka miratuar me tej projektligjin për faljen e gjobave ndaj bizneseve për periudhen mars gusht 2013, projektligji për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve", projektligjin per regjistrimin dhe kontrollin e mjeteve lundruese nën 20 ton, si dhe për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit

Free Traffic Exchange