Legjislacioni duhet të tregojë ashpërsinë e tij ndaj dhunës në familje, por më parë ajo duhet ndjekur deri në fund nga institucionet. Përgjigjia më e mirë ndaj këtij fenomeni është denoncimi i saj dhe këtë duhet të bëjnë jo vetëm personat e dhunuar, por edhe institucionet që ndeshen me raste siç janë Drejtoria e Shëndetit Publik, shkollat apo njësite e qeverisjes vendore. Detyrimi ligjor për të mos anashkaluar fenomene të tilla është prezantuar në Lezhë nëpërmjet një manuali për të gjithë aktorët, ku vihet theksi tek nevoja e bashkëveprimit në mes të institucioneve.