A1 Report - Diskriminimi, pedagogia Kosturi pa pune sepse kritikoi "Artet"

2015-08-22 4

TIRANË - Universiteti i Arteve vazhdon "betejën" me pedagogen, violinisten Ina Kosturi, e cila jo vetëm ka fituar gjyqin, por ka marrë edhe "mbrojtjen" nga Komisioni kundër Diskriminit. Kosturi, në një prononcim për "A1Report" tha se vendi i punës si pedagoge e brendshme nuk i hapet vetëm sepse ka kritikuar universitetin.

Të qenit një zë kritik ndaj punës së organeve drejtuese të Universitetit të Arteve, i ka kushtuar vendin e punës si pedagoge e brendshme. Rasti i violonistes Ina Kosturi shënon edhe rastin e parë, kur Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i "tërheq veshin" një universiteti se po diskriminon një pedagoge. Por kjo tërheqje veshi nuk ka mjaftuar që pedagogët e Arteve të reflektojnë qëndrimin ndaj koleges së tyre.

Kosturi u shpreh qartë: ""Ndonëse gjykata ka dhënë një vendim, ai prapë nuk respektohet dhe e vërteta është se edhe sot unë vazhdoj të jem pa punë. Unë jam e vetmja që i plotësoj kriteret për këtë vend pune dhe konkursi shtyhet qëllimisht." Afati për dorëzimin e dosjeve ka qenë deri më datë 2 prill, por deri dje ende nuk ishte përcaktuar data e konkursit. Kjo është absurde, por unë nuk do të heq dorë. Ashtu siç nuk jam lodhur për t'i rënë violinës kur kam qenë jashtë Shqipërisë, ashtu nuk do të lodhem as duke pritur këtë konkurs, megjithëse edhe sipas vendimit të gjykatës, unë jam fituesja e paracaktuar",

Kosturi është pedagoge e jashtme në këtë universitet, por ka hasur pengesa për t'u bërë pedagoge e brendshme. Në 10 mars 2014, Gjykata e Tiranës, ku ajo kishte paditur Universitetin, konkludoi se "moshapja e konkursit për vendin e punës për pedagoge të brendshme të violinës bëhet në kuadër të diskriminimit për të mos marrë në punë paditësen. Ndryshe nuk ka si konceptohet që në Fakultetin e Muzikës, pedagogët e tjerë kanë zhvilluar 451 orë mbi normën". Por edhe pas këtij vendimi gjykate, pedagoges Kosturi nuk i është hapur drita jeshile në fakultet. Violinistja Kosturi shprehet se ajo kërkon nga autoritetet drejtuese të universitetit vetëm mundësinë për t'u futur në konkurim.

Free Traffic Exchange