A1 Report - Lezhe, parandalohet vrasja, i riu vihet ne pranga para krimit

2015-08-22 12

LEZHË - Një tentativë vrasjeje është parandaluar mesditen e sotme nga uniformat blu të qytetit të Lezhës.

Klevis Prenga, 25 vjeç nga fshati Barbullojë është arrestuar nga policia teksa po zbriste nga automjeti i tij tip Audi me targa AA 888 QG. Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se ai kishte qëllim vrasjen e një personi.

Ndalimi i tij u bë në qendër të qytetit të Lezhës, pak momenete para se ai të finalizonte misionin e tij. I riu një vit më parë ishte objektiv i një atenati me armë zjarri në lagjen Gurra të qytetit, teksa ai mbeti i plagosur.

Free Traffic Exchange