A1 Report - Varreza ne Cerrik nuk ka me vend per varre te tjera

2015-08-22 10

ELBASAN- Banorët e Cërrikut nuk kanë më hapësira për varre. Alarmi është dhënë nga kreu i bashkisë së qytetit të Cërrikut Servet Duzha, i cili thotë se ky shqetësim i është përcjellë prej kohësh pushtetit qëndror për zgjerimin e sipërfaqes së tokës, por askush nuk është impenjuar për të marrë masa. Ai thotë se nëse nuk merren masat e nevojshme atëherë të vdekurit do të varrosen në oborret e shtëpive ose në toka bujqësore.

"Tashmë është bërë një problem shqetësues për Bashkinë e Cërrikut problemi i kryerjes së shpronësimit pasi ka arritur në pozicionin limit të zënies së tokave të varrezave të qytetit. Ne i jemi drejtuar institucioneve, ministrisë së pushtetit lokal dhe i kemi bërë të gjitha shkresat tona në mënyrë që në një kohë sa më të shpejtë problemi i mungesës së sipërfaqes për varre", tha kreu i bashkisë Servet Duzha.

Sipërfaqja që zë varreza është rreth 6.5 ha dhe sipas kryebashkiakut e vetmja zgjidhje është zgjerimi i sipërfaqes së tokës duke blerë një tjetër hapësirë nga banorët e zonës.
Me sa duket edhe Cërriku nuk do të bëjë përjashtim nga komunat Tregan dhe Shirgjan ku të vdekurit i varrosnin në oborret e shtëpive.

Free Traffic Exchange