Teknikisht është e pamumdur që në aeroportin ushtarak të Gjadrit në Lezhë të lëvizin avionë. Në këtë mënyrë u është përgjigjur. Zv. Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, akuzave të opozitës për kryerjen e transportit të drogës pikërisht nga kjo bazë ushtarake.
Ai ka inspektuar nga afër këtë bazë ushtarake dhe duke iu referuar këtyre akuzave ,Hila ka bërë të ditur se krahas prezences së gurëve, kjo pistë ndodhet në një zonë të banuar dhe askush nuk ka parë asgjë, ndërsa moniëorohet nga ushtria dhe nuk ka asnje konstatim, ndaj e gjithë kjo sipas tij është një sajesë.
Hila i është përgjigjur edhe interesimit të medias mbi mundësinë e përdorimit të helikptorëve transportues, duke deklaruar se hapësira ajrore nuk monitorohet vetëm nga Shqipëria, por edhe aleatët e NATO-s. Sipas tij ky transport është i pamundur , sepse këto mjete të përfolura duhet të kalojnë edhe në hapsirat e shtetëve të tjera të Bashkimit Europian dhe anëtare të NATO-s.
Baza ushtarake e Gjadrit është vënë në alarm pas akuzave të ngritura nga opozita se transporti i drogës është kryer pikërisht nga aeroporti që ndodhet në këtë zonë, por ende nuk ka një provë që fakton këtë akuzë.