Gjiknuri i kërkon BE investime për TAP në forumin për energjinë që u mbajt në Kroaci

2015-08-22 2

Ministri i Energjisë kërkon ndihmë nga BE për degëzimin e gazsjellësit TAP në tregun rajonal. Damian Gjiknuri, e deklaroi këtë gjatë një vizite që zhvilloi në Zagreb, ku po merr pjesë në Brown Forum 2014, për energjinë.

Gjiknuri u shpreh ndër të tjera se Shqipëria po kërkon financimin për të kryer masterplanin e gazit, çka do të ndikojë drejtpërdrejtë në tërheqjen e investitorëve serioze në gazifikimin e vendit.

Kreu i Energjisë dhe Industrisë njoftoi se për herë të parë do të mund të proçedohet me hapjen e një gare transparente për dhënien për shfrytëzim të blloqeve të reja në zonat naftëmbajtëse.

Këtë vit, Brown Form u fokusua në të ardhmen e energjisë në Europën Juglindore dhe potencialet për të zhvilluar shpërndarjen e saj.

Free Traffic Exchange