TIRANE -- Vetëvrasja e 52-vjeçares nga qyteti i Korçës, sjell përplasje mes opozitës dhe mazhorancës edhe në seancën parlamentare të së enjtes.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se vetëflijimi i Bruna Mekës është përdorur për interes politik, dhe se ka qenë vetë Drejtori i PD në ISSH Korcë, që ka kërkuar me anë të 5 letrave përjashtimin e 52-vjecares nga puna, pasi deputeti demokrat i Korçës, Gjergji Papa risolli dhe njëherë akuzat se largimi nga puna e çoi Brunën drejt aktit ekstrem.
"Qytetarët janë neveritur nga ju që po e përdorni atë kufomë për interes politik. Meqë e keni vendosur ta bëni politikën kështu po ju sqaroj:
Përjashtimi i parë nga puna: Ilir Frashëri, drejtor i pd në ISHS Korcë
Përjashtimi i dytë Ilir Frashëri......
Letra e 3-të, Ilir Fradshëri....
Letra 4, sërish Ilir Frëshëri........
Letra 5, Ilir Frashëri, për ta hequr nga puna Bruna Mekën.
PS dhe LSI që ju kaq shumë e keni lakuar se e hoqi nga puna pavarësisht se 6 herë ai bëri përgatitjet për heqje nga puna. kush ka tru dhe jo sfungjer arrin të kuptojë që një procedur që ishte për ta larguar dhe hequr e kthyem në transferim teksa ne sqaronim këtë kapicë me letra. Ju ka rënë për pjesë të mbroni iditotësitë e Gridës", - tha ministri Veliaj.
Ish-punonjësja e ISSH-së Brunilda Meka, nënë e dy fëmijëve, helmoi veten në banesën e saj në kushtet e tronditjes si pasojë e transferimit nga pozicioni i punës që mbante. Bashkëshorti i saj bëri përgjegjës për vdekjen, kreun e IISH-së në Korçë. Për rastin në fjalë, Prokuroria është ende duke hetuar, ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar se ky rast është pasojë e spastrimit të administratës nga Qeveria, ndërkohë që Partia Socialiste nga ana e saj sqaroi edhe më herët se znj.Meka ishte transferuar në detyrë dhe jo pushuar dhe vetëvrasja e saj po përdorej për qëllime politike.