567 familje 4 muaj pa ndihmë ekonomike, Avokati i Popullit apel prefekturës e këshillit bashkiak

2015-08-22 4

567 banorë të njësisë nr 4 nuk kanë marrë ndihmën ekonomike. Kjo ndihmë që përfitojnë kryesisht familjet rome, por edhe ato të varfëra nuk e kalon shifrën prej 8-10.000 lekë.

Avokati i Popullit, nëpërmjet zëdhënëses, Elona Demollari, i bëri thirrje Prefektit, Këshillit bashkiak dhe kreut të njësisë të mos mbahet ndihma ekonomike, sepse është e vetmja e ardhur ekonomike për ta.

"Që prej janarit 2014, 567 familje të Njësisë Bashkiake nr.4, në Tiranë nuk marrin ndihmën ekonomike, duke ndërprerë kështu burimin e vetëm të të ardhurave të këtyre familjeve. Kjo gjendje është e rëndë dhe e papranueshme për ne, Avokati i Popullit nuk ka asnjë vullnet të kuptojë arsyet që çojnë palët në këtë mosmarreveshje në dëm të qytetarëve. Natyra e përfitimit të ndihmës ekonomike për individët të cilët kanë pamundësi punësimi është shprehje e mbrojtjes sociale e realizuar përmes përmbushjes së objektivave sociale dhe si e tillë realizimi i tyre është i lidhur ngushtësisht me detyrimin e shtetit për të bërë të mundur garantimin dhe sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevojat jetësore. Avokati i Popullit si një institucion kushtetues në përmbushje të detyrave të tij funksionale dhe kushtetuese i Rekomandon Prefektit të Tiranës, Kryetares se Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Njësisë Bashkiake nr. 4:Marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e situatës ndaj qytetareve, të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike pranë Njësisë Bashkiake nr.4, Tiranë.Gjithashtu Avokati i Popullit i bën thirrje të gjithë organeve të administratës publike qendrore dhe vendore që raste të tilla të mos përsëriten. Për asnjë arsye, apo justifikim të drejtat ekonomike dhe sociale të qytetarëve nuk duhet të preken, veçanërisht për grupet vunerabël » tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Elona Demollari.

Kryetari i njësisë nr 4 në Tiranë, Hysen Xhura, shpjegoi përse është krijuar kjo situatë.

"Nëqoftëse ky problem nuk zgjidhet brenda dy javëve këto 565 familje humbasin të drejtën e marrjes së ndihmës ekonomike. I jam drejtuar me 9 shkresa Perfektit të Tiranës dhe kam marrë vetëm 3 përgjigje, i jam drejtuar me katër shkresa zyrtare dhe kam marrë tre përgjigje. Të gjitha këto përgjigje që nuk i japin zgjidhje situatës" tha ai.

Po përveç njësisë 4, ndihma ekonomike ndonëse jo në 4 muaj, ka patur vonesa edhe tek banorët e Paskuqanit dhe ata të Kamzës.

Deri më tani të vetmit banorë që kanë reaguar, kanë qenë ata të njësisë 4 të cilët zhvilluan pak ditë më parë një protestë pranë Minibashkisë së tyre.

Free Traffic Exchange