A1 Report - Topi: Klasa politike te tregoje pergjegjshmeri ndaj elektoratit

2015-08-22 0

Nga Fieri ku zhvilloi një takim me strukturat e Frymës së Re Demokratike kreu i kësaj force politike, Bamir Topi, nuk kurseu akuzat karshi klasës politike. Sipas Topit klasa politike nuk po demostron përgjegjshmërinë e duhur karshi elektoratit, teksa theksoi se niveli i debateve në parlament është tregues i këtij fakti.

Qoftë mazhoranca, qoftë opozita ajo që po demostrojnë është pikërisht ajo për të cilën qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë. Sikurse thashë një polarizim i tejskajshëm, debate pa asnjë llojë vlere, sikur dalin atje për t'i treguar njëri-tjetrit se çfarë kanë nëpër shtëpi dhe përtej shtëpive te tyre, një fjalor vulgar që ne nuk mund ta përdorim edhe në rrugë",- tha Topi.

Ish-presidenti shprehu edhe rezerva edhe për sistemin e drejtësisë.