A1 Report - Shkoder, tregu i Zdrales i kthehet pronarit, tregtaret ne proteste

2015-08-22 5

SHKODER- Rreth 300 tregtarë të tregut të Zdrales kanë zhvilluar një protestë përpara bashkisë së Shkodrës pas vendimit për kalimin e pronësisë së këtij tregu nga bashkia drejt myftinisë. Tregtarët kanë lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut Luka dhe myftinisë së Shkodrës.

Pasi kanë protestuar përpara bashkisë, tregtarët kanë zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Bashkisë Lorenc Lukën, ku ky i fundit ka deklaruar se pas vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe gjykatës kjo pronë i është kthyer pronarit, myftinisë së Shkodrës, ndërsa bashkia tashmë nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë pronë.

Sipas tregtarëve,në këtë pronë pritet të ndërtohet një ndërtesë shumëkatëshe, ndërsa tregtarët kanë deklaruar se nuk do lejojnë që ky veprim të ndodhë.

Free Traffic Exchange