Arvizu: Shqetësuese informaliteti, nuk jemi në kohën e Ali Pashës

2015-08-22 1

Ambasadori i SHBA-së thotë se është shqetësuese shtrirja e informalitetit në sektorin ekonomik në Shqipëri.

Arvizu tregoi se në tre vitet e qëndrimit në Shqipëri i ka tërhequr vëmendjen gjeneroziteti i shqiptarëve por edhe fakti se nuk dinë të dallojnë se "kur resht së qëni zemra bujare dhe të nisë formalja zhvillimi i biznesit në mënyrë formale".

"Kjo është e gabuar nuk jemi në kohën e Ali Pashës kur tregtohej në mënyrë të tillë. Ju dëshironi të futeni në BE. Të gjithë duhet të mendoni sipas mënyrës moderne." tha Arvizu duke shtuar se konkursi i posterave kishte këtë qëlllim "që njerëzit të ndihen entuziastë të zemëruar ndoshta të pakënaqur. Gjërat mund të ndryshojnë kur të gjithë ju mund të ndryshoni " tha Arvizu duke folur në ceremoninë e dhënies së çmimeve për gjimnazistët që kanë skicuar posterat anti-korrupsion.

Free Traffic Exchange