A1 Report - Durres, eksploziv mjetit te nje biznesmeni, s'ka te lenduar

2015-08-22 6

DURRES- Shpërthehet me eksploziv një automjet në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. Automjeti dyshohet se i përket, Eduart Xhepa, 43 vjeç, pronarit të një hoteli pranë bregdetit, dhe në momentin e shpërthimit ndodhej i parkuar përpara hotel "Aragosta".

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, lënda eksplozive ishte vendosur në motorin e mjetit, është tip "Volkswagen" me targa TR 2137 R. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditiur se ende nuk ka njnë pistë zyrtare për të zbuluar autorët dhe shkaqet e ngjarjes. Dyshohet për shkak të konkurencës, por nuk përjashtohet edhe mundësi e borxheve të pashlyera.

Deri tani policia ka shoqëruar mbi 7 persona, të cilët janë marrë në pyetje së bashku me njerëz të njohur të biznesmenit dhe dëshmitarë okularë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë kamerat e sigurisë të objekteve aty pranë për të gjetur gjurmë të autorëve.

Sipas policisë hetimi është i vështirë pasi kemi të bëjmë me një shpërthim me komandim në distancë. Ndërkohë nga shpërthimi nuk kanë pësuar dëmtime të tjera, ndërsa sipas hetimeve paraprake sulmi ndaj biznesmeit duket si një paralajmërim.

Ndërkaq grupi hetimor, vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive.

Free Traffic Exchange