A1 Report - Reportazh ne Kukes per eksodin Rrefime te bashkejeteses vellazerore

2015-08-22 1

Qyteti i Kukesit është mësuar me ngjarje të mëdha, ku eksodi i shqiptarëve të Kosovës, ishte dhe sfida më e madhe që populli i qytetit verior e përballoi me sukses e lavdi. Kuksianët janë krenar për angazhimin e 15 viteve më parë duke iu qenë në krah vëllezërve kosovar në një ditë të vështirë, ku në lojë ishte vetë ekziztenca si popull. Duke ndjekur aktivitetin e mbledhjes së 2 qeverive, arrita të takoj disa personazhe që patën një rol kyc në ato ditë të errëta, si ish kryeministri Pandeli Majko. Popullariteti i zotit Majko në Kukës, është aq i madh sa të bësh qoftë edhe një intervistë të shkurtër duhet të presësh, pasi radha për fotografi është e madhe.

Dëshmitarë të atyre ditëve, në 15 vjetorin e përkujtimit të eksodit ka edhe nga Kosova. Duke folur për A1 report, Ismet Gushi dhe Skënder Pllona, rrëfejnë për mikpritjen e popullit shqiptar, dhe vuajtjet që kaluan gjatë rregjimit të Milloshevicit.

Nuk mungonte në miktofonin tonë edhe një qytetar i vjetër Kuksian, që rrëfen për vështirësitë qoftë edhe në gjetjen e ushqimeve. Vështirësi që sipas Haxhi Ollonit, kaluan edhe me fat, cfarë tregoi se kauza e shqiptarëve ishte e drejtë.