A1 Report - Pogradec, 25 mije leke per nje çeshtje, vihet ne pranga gjyqtari

2015-08-22 6

POGRADEC - Arrestohet në flagrancë një gjyqtar i Gjykatës së Korçës, pasi po merrte 25 mijë lekë nga një qytetare që të hiqte dorë nga një çështje që ai kishte në gjykim. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi i gjykatësit me Dhimitër Pojanakut, është bërë për "korrupsion pasiv të gjyqtarit".

Policia e ka kapur gjyqtarin Dhimitër Pojanakun në një bar kafe në qytetin e Pogradecit, menjëherë sapo ka marrë paratë nga qytetarja. Policia ka bërë të ditur se, Pojanaku ishte nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.

ORA 22:40 POLICIA: ARRESTIMI I GJYQTARIT GJATË OPERACIONIT "PRITJA"
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku është arrestuar gjyqtari Dhimitër Pojanaku. "Departamenti për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disa javor, sot bënë të mundur finalizimin e operacionit policor "PRITJA", me arrestimin në flagrancë të Dhimitër Petraq Pojanaku, 57 vjeç, banues në Pogradec, me detyrën e Gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec". Sipas policisë, ky person dyshohet për veprën penale të "korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë". "Nga materialet e administruara në kuadër të këtij hetimi dyshohet se shtetasi Dhimitër Pojanaku, duke qenë në detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rethit Pogradec, i ka kërkuar një qytetari në formën e ryshfetit një shumë parash prej 45.000 lekësh për të hequr dorë si gjyqtar, nga një proces civil që qytetari kishte me shtetas të tjerë", bën të ditur policia.

"Nga shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit, duke ju referuar fakteve të mësipërme, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale, grumbullimit të provave dhe vënies para përgjegjësisë penale të shtetasve të dyshuar, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u kryen të gjithë veprimet proceduriale duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dhimitër Pojanaku. Me cilësine e provës materiale u sekuestrua shuma prej 25.000 lekësh të reja", tha ka bërë të ditur Policia e Shtetit. Sipas uniformave, po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti të kundraligjshëm dhe personave të tjerë të implikuar.

ORA 20:56 DOSJA E PLOTE E ARRESTIMIT TË GJYQTARIT TË POGRADECIT
Arrestimi i shtetasit Pojanaku është kryer me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka kryer veprime të shpejta hetimore, pas kallëzimit nga ana e një shtetase. Në bazë të veprimeve hetimore është dokumentuar fakti që ai ka marrë para nga shtetasja kallëzuese, në këmbim të heqjes dorë nga një çështje në gjykim, për të cilën ishte e interesuar drejtëpërdrejtë ajo.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, mbi bazën e materialit kallzues të referuar nga Policia Gjyqësore pranë kësaj prokurorie, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2014, për ve...