Sekuestrohen 2.5 kg heroinë në Korçë, 6 persona në pranga, po e transportonin në Greqi

2015-08-22 7

Policia e Korcës ka sekuestruar gjatë pasditës të së mërkurës një sasi prej 2.5 kilogramë heroinë në Bilisht. Sipas informacioneve në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre një femër, që akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Të arretsuarit janë Ardian Shurdha, 42 vjeç nga fshati Paper Elbasan, Aleks Kreci, 36 vjeç nga Pajova e Peqinit, Bujar Hasankolli, 36 vjeç nga Pajova e Peqinit, Shyqyri Hasalla, 36 vjeç banues ne Paper-Sallak Elbasan, Dritan Qesja, 35 vjeç banues në Pajovë Peqin dhe 22-vjeçarja Eli Djali nga Pajova e Peqinit.

Free Traffic Exchange