Prangoset gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u kap në flagrancë me ryshfet

2015-08-22 6

Një gjyqtar është arrestuar në Pogradec nën akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas informacioneve të para të policisë, Dhimitër Pojanaku është arrestuar në flagrance, ndërsa akuzohet se ka marrë rryshfet rreth 500 mijë lekë për të mos nisur një proces gjyqësor.

Policia jep pak detaje për arrestimin duke sqaruar se vijon operacioni për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Por mësohet se arrestimi ëhstë kryer me një urdhër të prokurorisë së Korcës. Lidhur me arrestimin, mësohet se Prokurori i Përgjithshëm ka njoftuar menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Dhimitër Pojanaku 58-vjeç është gjyqtar për çështjet civile në gjykatën e Pogradecit, por ai njihet më së shumti si poet, madje është nderuar shpesh me cmime kombëtare dhe ndërkombëtare për poezitë e tij. Për këtë sukses në fushën e letrave, ai ka marrë në vitin 2005 edhe çmimin Qytetar Nderi nga bashkia e Pogradecit.

Free Traffic Exchange