Kosova dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin edhe në fushën e planifikimit hapësinor, strehimit , ndërtimit dhe në integrimin e zonave informale.
Kjo u u bë e mundur edhe falë nënshkrimit të një memorandumi midis Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Dardan Gashi.
Gjermeni e përcaktoi memorandumin si një një tjetër gurthemeli drejt zvogëlimit të barrierave ndërkufitare mes dy vendeve.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, u shpreh se palët do të punojnë sëbashku për të bashkërenduar punën mbi planifikimin hapësinor-territorial.
Gjatë takimit, të dy Ministrat ranë dakord për një axhendë të përbashkët pune rreth projektit ndërkufitar të Alpeve.
Shqipëria ka përfituar një fond nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës për hartimin e Masterplanit të Alpeve brenda territorit tonë, ndërsa Kosova ka avancuar për pjesën e saj.
Përmes këtij Masterplani do të kryhet një studim i thelluar për nxitjen e mëtejshme të turizmit në zonën e Alpeve.