A1 Report - Panariti: Jo me hormone ne perime, mberrin pjalmimi bio

2015-08-22 2

TIRANË- Ministria e Bujqësisë do të mbështesë përmes skemave financiare metodën bio për rritjen e perimeve dhe frutave tona. Kreu i dikasterit të Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte sot në një serë në Kashar, ku falë një teknologjie të re tashmë pjalmimi i luleve të domateve, kastravecëve, perimeve e frutave, bëhet me bletë, pra përmes një metode natyrale që shmang përdorimin e hormoneve.

"Ndihem shumë i impresionuar nga një teknologji shumë e re që është futur për pjalmimin e frutit të domates nëpërmjet një blete që është gjenetikisht e prodhuar posaçërisht për ta bërë këtë lloj pjalmimi që quhet bleta brumbull."

"Me një shpejtësi të madhe arrin ta identifikojë lulen e domates dhe ta pjalmojë atë duke nxitur në kohë rekord formimin e frutave. Natyrisht kjo është metoda më e mirë për ta braktisur një herë e përgjithmonë metodën e stimuluesve e hormoneve për lidhjen e futit."

Ministria e Bujqësisë merr angazhimin që me skenat përkatëse të mbështetjes të fermerëve të financojë plotësisht koston e këtyre koshereve të cilat vijnë nga importi", tha Panariti.

Ministria e Bujqësisë garantoi mbështetjen financiare për koston e koshereve të importuara për 100 ha sera.

Metoda në fjalë e cila sillet për herë të parë në vendin tonë, në fakt është aplikuar në vitin 1987. Teknologjia e re aktualisht është shpërndarë në shumë sera në Tiranë, Berat, Kuçovë. Nevojiten rreth 7 koshere për 10 ha sera që të bëhet pjalmimi natyral.

Free Traffic Exchange